Demo e guidës: Motor Kërkimi me PHP dhe MySQL (Full Text Search)

Databaza në të cilën kërkohet është shumë e vogël, vetëm 5 artikuj të shkurtër, prandaj s'do t'ju shfaqen rezultate për të gjitha fjalët që kërkoni. Provoni fjalët "vektor" dhe "html", të cilat janë më të përsëriturat në artikuj. Për të testuar sygjerimin e fjalëve të shkruara gabim, provoni të kërkoni me fjalë të gabuara si "htmd" apo "vetkor". Ju ofrohen edhe disa operatorë si: + (fjala duhet të jetë patjetër) apo - (fjala s'duhet të jetë). Provoni shprehje si "html vektor", "html +vektor" dhe "html -vektor" për ti parë operatorët në veprim.