Imazh

Krijimi i Design-it të Feniksi.com

Në këtë guidë do ju tregoj si të ndërtoni nga zero një dizenjo për web duke përdorur Adobe Photoshop. Si referencë kam marrë Feniksi.com dhe e kam replikuar, megjithatë kam devijuar paksa për ta bërë guidën më interesante. Tregoni kujdes dhe eksperimentoni me teknikat e shfaqura për të mësuar sa më shumë e për të arritur të krijoni dizenjot tuaja unike.

Shkarko Dizenjon Shiko Demon

Kjo guidë është e para e një serie [besoj] interesante që do të përfshijë proçesin e krijimit të një design-i për web nga fillimi deri në produktin përfundimtar. Kam zgjedhur ta nis me replikimin e design-it të Feniksi.com, por kuptohet me disa ndryshime të vogla për të krijuar variacion.

E gjithë çka ju duhet për krijimin e dizenjos është një program që besoj secili prej jush e njihni, pra është fjala për Adobe Photoshop (s’ka rëndësi versioni).

Tani ndiqni çdo hap me kujdes në mënyrë që të mësoni sa më tepër nga kjo guidë.

1.Hapim programin Adobe Photoshop dhe krijojmë një skedar të ri, si në foton më poshtë:

hapi1 Krijimi i Design it të Feniksi.com

Hapi i parë

2.Krijojmë një sfond të lehtë që të përshtatet pastaj me të gjitha ngjyrat. Thjesht duhet të fusni një gradient me ngjyrat që janë në demonstrimin më poshtë:

hapi2 Krijimi i Design it të Feniksi.com

Zgjedhja e Gradientëve

dhe sfondi ynë do të duket kështu:

hapi3 300x225 Krijimi i Design it të Feniksi.com

Ngjyra Sfondit

3.Pa humbur kohë, shkojmë me ndërtimin e një headeri.
a) Së pari zgjedhim Rectangle Tool (U) për krijimin e një hapësire të mbushur.  Shihni këtë fotografi për ta gjetur më lehtë:

hapi4 Krijimi i Design it të Feniksi.com
b) Pastaj krijojmë një hapësirë në pjesën e sipërme të headerit, ku mund të vendosim disa lidhje. Pastaj e ngjyrosim atë duke i dhënë një Gradient të bukur si më poshtë:

hapi5 Krijimi i Design it të Feniksi.com

Gradientët

Dhe do të duket kështu:
hapi6 300x225 Krijimi i Design it të Feniksi.com

4.Po kështu veprojmë dhe në rastin e tanishëm, duke krijuar një hapësirë të mbushur dhe e ngjyrosim atë, me një gradient të errët.
hapi7 Krijimi i Design it të Feniksi.comDhe do të duket kështu:
hapi8 300x225 Krijimi i Design it të Feniksi.com

5.Për krijimin e menu-së, përsëri me anë të Rectangle Tool (U) krijojmë hapësirën aq sa është e madhe gjerësia e dizajnit dhe e ngjyrosim me Gradient si në foton e më poshtme.
hapi9 Krijimi i Design it të Feniksi.comDhe dizajni do marrë këtë pamje:

hapi10 300x225 Krijimi i Design it të Feniksi.com

Kliko tek foto për ta zmadhuar

PS: Kemi bër një dekorim tjetër të menu-së të cilën mund ta merrni për veten tuaj, nga më poshte:

hapi11 300x11 Krijimi i Design it të Feniksi.com

Kliko imazhin për ta zmadhuar

6.Në rast se dëshironi që të paraqitni një portofol tuajin në ballinë, dhe të vendosni 2 apo më shumë foto, mund ta bëni lehtë, duke ndjekur hapat më poshtë.
a) Krijojmë një kuti (641×242) të mbushur me ngjyrë me anë të Rectangle Tool (U) në sfondin e dizajnit, si në foton më poshtë:
Klikoni figurën për ta zmadhuar
b) Pastaj merrni një demonstrim të ndonjë pune tuajën dhe vendoseni në kutinë që e krijuam ne. Kini parasysh që demonstrimi të jet -6px më i vogël dhe -6px më i hollë, që të duket më bukur në kufizimin e kutisë. Ja një pamje:

hapi91 300x225 Krijimi i Design it të Feniksi.com

Klikoni figurën për ta zmadhuar

7. Sidebari i faqes suaj është pjesë shumë i rëndësishëm si në estetikë ashtu dhe në përdorim të faqes, ku mund të reklamoni partnerët apo ndonjë shërbim tuajin. Për ta formuar një të tillë, të thjeshtë dhe të bukur, shihni më poshtë:
1) Krijojmë 2 kuti si në hapin e 6-të mirëpo me dimensione më të vogëla. Dhe do të marrë këtë pamje:

hapi101 300x225 Krijimi i Design it të Feniksi.com

Klikoni figurën për ta zmadhuar

2) Pastaj vendosim ikonën (varësisht çfarë vendoseni aty). Unë po e vendos një ikonë vetëm si shembull për spjegim më të lehtë. Pasi të vendosim ikonat shkruajmë dhe një tekst. Dhe shikoni si do të duket tani:

hapi111 300x225 Krijimi i Design it të Feniksi.com

Klikoni figurën për ta zmadhuar

8. Pasi t’i kemi përfunduar të gjitha udhëzimet deri në hapin 7-të, na ka mbetur vetëm Footeri i cili është pjesa e dizajnit që vendoset në fund. Për të ndërtuar një footer të bukur, me estetikë dhe të përshtatshëm me dizajnin, thjesht ndiqni hapat si më poshtë:
1) Krijojmë përsëri një kuti si në hapin e 6/7 mirëpo me dimensione më të mëdha dhe e vendosim në fund, si në foton më poshtë:

hapi12 300x225 Krijimi i Design it të Feniksi.com

Klikoni figurën për ta zmadhuar

2) Footerin mund ta përdorim për shumë qëllime, qoftë për lidhje të shpejta, informacione rreth faqes, të drejtat e autorit, etj. Këtu do të gjeni vetëm një shembull se si duket, pasi të vendosim ikona dhe tekstet aty, e çfarë dhe si ti vendosni, mund të zgjedheni vetë ju.
Dhe do duket kështu:

hapi13 300x225 Krijimi i Design it të Feniksi.com

Klikoni figurën për ta zmadhuar

9.Vendosim dhe logon zyrtare të faqes dhe përfundimisht do të duket kështu:

hapi14 300x225 Krijimi i Design it të Feniksi.com

Punimi përfundimtar

Për ta përmbledhur: Kemi krijuar një dizenjo të thjeshtë tërësisht nga zero duke i bazuar në dizenjon e Feniksi.com. Shpresoj që përmes kësaj guide të keni kuptuar bazat si një dizenjo krijohet dhe informacionet e marra ti përdorni për dizenjo faqesh më komplekse.

Komentet, pyetjet apo sygjerimet janë të mirëpritura dhe do tju përgjigjem sa më shpejt e mundur.

17 Komente

15 Mars 2010
Ora: 09:50:12

ei kjo o sen i thjesht po e rendesishme vazhdimi me tutjeshem si te konfigurojm me style.css ata kom arrit me bo po puna o si me bo me funksionu kjo si wordprees si me bo me dal postet e kto lidhet e senet tjera ma mer menaj qe me bo 1 theme tamon wordprees duhet shum po ta bojm kshtu me photoshop s hyn pun askujt kjo se edhe po ta paraqesesh si template.html shumica nuk din qe te bejne lkrijim e tabelav div tag ne dreamwever kjo o veq sa me knaq synin vetit pc po tjerve sun ja paraqet…  (Përgjigju)

15 Mars 2010
Ora: 10:54:06

Pershendetje Shkelqim.

Krijimi i nje design-i ne Photoshop eshte pjese e rendesishme e krijimit te nje website-i dhe s’duhet anashkaluar. Nese ty nuk te intereson, jam i sigurt qe ka shume te tjere qe mund te mesojne nga kjo guide.

Si nje design kthehet ne html & css do shpjegohet hollesisht ne te ardhmen, prandaj kini pak durim.  (Përgjigju)

15 Mars 2010
Ora: 13:42:52

Kjo ishte nje guide qe duhej shpejtuar per ta bere, nuk do te thote qe eshte guida ime perfundimtare kjo. Ishte vetem nje nisje qe e bera per Feniksin, apo me mire te themi me ane te guides qe shkrova mund te inspiroheni per me tutje, varesisht qfare punoni ju.
Do te isha i kenaqur te degjoja ndonje sugjerim apo kritike rreth guides, qe ne te ardhmen te permiresohem ne shkrimet e radhes.

Faleminderit, Rinor Spahiu @ feniksi.com  (Përgjigju)

15 Mars 2010
Ora: 13:52:08

…Pershendetje Rinor
e shikova kete tuto me kujdes..
besoj qe u ke ndihmuar shume njerzve te cilet jane te interesuar rreth kesaj lemie…
ke shpjeguar ne menyre mjafte te kthjellet…dhe e tera qfare mund te them
eshte suksese…
pressim ..tuto edhe me te miira nga ti :)   (Përgjigju)

15 Mars 2010
Ora: 13:56:02

Faleminderit Teutë, per komentin tuaj e veqmas komplimentet ndaj punes sime dhe mua. Motivi per te vazhduar me tutje jeni vete ju, qe i lexoni guidat qe ne shkruajme. Dhe ju premtojme qe shume shpejte do te vijne shume guida te tjera me te avancuara. Por sic themi ne “shkalle –> shkalle” behesh profesionit. E per ate kjo ishte guide shume e thjeshte, mirepo avash avash e do mberrijme deri ne maje.

Respekt, Rinor Spahiu.  (Përgjigju)

15 Mars 2010
Ora: 14:34:41

Tung Rinor , vertet me pelqen puna jote , kjo guide besoj qe do ti ndihmoj jashte mase te tjeret . Andi  (Përgjigju)

15 Mars 2010
Ora: 14:35:29

Thjesht nje guid shum shum me vler per ata qe kan per qef dizajnin . Dhe thjesht mund te them ky mesim eshte profesional pasi eshte bere nga nje dizajner shum i mir . Te pergezoj per punen Rinor !  (Përgjigju)

15 Mars 2010
Ora: 14:35:50

Tung Rinor , vertet me pelqen puna jote , kjo guide besoj qe do ti ndihmoj jashte mase te tjeret . Andi

Faleminderit Andi. Shpresoj dhe une te jete ashtu :)   (Përgjigju)

15 Mars 2010
Ora: 17:16:28

Dizajni është nje element kyq për krijimin e një websajti nuk mund te thuhet se nuk eshte i nevojshem.  (Përgjigju)

16 Mars 2010
Ora: 15:55:23

Halla Te Qoft RINOR ..! Shumm Pom Pelqejka Tuto ;)   (Përgjigju)

16 Mars 2010
Ora: 22:41:22

Pershendetje!.
Urime dhe pergezime Rinor per tutorialin.
Ate shiritin e gjelber beje orange se ta vret syrin:P:) ishte vetem saqe te tjap ni sugjerim se krejt prefekt;)

Urime dhe suksese me faqen :)   (Përgjigju)

17 Mars 2010
Ora: 13:54:21

Ju faleminderit te gjithve per kohen qe shpenzuat duke shikuar dhe komentuar guiden time. Ndihem vertete krenar.

@Tentim, e bera ashtu sepse portokalli ishte e Feniksit e doja paksa me ndryshe, por sidocofte flm per sugjerim.

Rinor Spahiu  (Përgjigju)

24 Mars 2010
Ora: 01:04:20

Faleminderit
Por kam nje Pyetje
Leht per te dizajnuar nje Faqe permes Photoshop
Por pastaj duhet ta codosh at

Ka ndonje menyr permes Photoshop ta codosh apo duhet permes dreamweaver ?  (Përgjigju)

24 Mars 2010
Ora: 02:02:54

Faleminderit
Por kam nje Pyetje
Leht per te dizajnuar nje Faqe permes Photoshop
Por pastaj duhet ta codosh atKa ndonje menyr permes Photoshop ta codosh apo duhet permes dreamweaver ?  

Te kodosh nje Template do te thote qe te gjenerosh ate template me kod xHTML. Photoshop eshte nje program tek i cili nuk mund te perdoresh kod HTML keshtu qe normalisht mund te kalosh ne DreamWeaver apo ne ndonje program tjeter.
Une do te thoja qe codimi i template behet nga nje bashkepunimi i Photoshop edhe i nje texteditori qe mund te jete DreamWeaver apo edhe Notepad++. Kjo varet nga preferenca koduesve.
Por keto programe nuk e bejne kodimin vet… eshte coduesi ai qe shkruan kodin, ato thjeshte i japin icik ndihme e ne darjen e sisteminin e gjerave.  (Përgjigju)

26 Prill 2010
Ora: 17:58:42

Te lumt Rinor pom pelqen shum guida .  (Përgjigju)

30 Maj 2010
Ora: 13:32:24

Pershendetje Feniks!

Ne rradhe te pare dua t’ju pergezoj per punen tuaj te shkelqyer dhe shume suksese ne te ardhmen.

Topic -> Si mund te vendos nje shirit ne krye te faqes te puthitur me brouserin ma ane te CSS?

#top{background: #000; height: 20px; left: 0; top: 0; right: 0; position: absolute;}

A eshte ky kombinim ne rregull, apo duhet te ti shtoj ose ti hec ndonje gje?

Ne pritje te comentit tuaj.
Faleminderit!  (Përgjigju)

19 Korrik 2010
Ora: 01:54:55

Shum tutorial i mire Rinor , vazhdo keshtu…  (Përgjigju)

Jepni Mendimin Tuaj

* Emri, Emaili edhe Komenti janë të detyrueshme

Nëse doni të qëndroni gjithmonë të informuar rreth lajmeve që postohen në faqen tonë, pa pasur nevojë që të hyni përdit këtu, ne ju këshillojmë të abonoheni me E-mail.
Ne e urrejmë SPAM-in kështu që mund të regjistroheni pa problem. Ne ju premtojmë që do të merrni E-mail vetëm atëher kur të ketë postime të reja.

RSS Feeds E-Mail:

Shkruaj në Feniksi!

Ne paguajmë nëse ju shkruani një tutorial dhe publikohet tek faqja jonë.

Mëso më Shumë

MG ARTs WpAlb.com ShqipAD Webmaster.AL Host.AL Reklamo
Quize

Ju jeni këtu: Faqja Kryesore » Grafikë » Photoshop » Krijimi i Design-it të Feniksi.com FillimShko në fillim

Info Info mbi Feniksi

Feniksi.Com është një faqe e cila përmban tutoriale të ndryshme mbi webdesign, programimi, grafik, këshilla mbi ndërtimin e faqeve e shumë gjëra të tjera. Për ne nuk është e thjeshtë ta shpjegojmë me disa fjalë, kështu që jua lejmë juve këtë gjë. Nëse keni ndonjë sugjerim për faqen apo ndonjë këshillë përmirësimi, ju lutem na kontaktoni.