Imazh

Feniksi.Com – Thesari i njohurive online

Faqja e parë Shqiptare me guida profesionale në gjuhën Shqipe vjen pranë jush. Një thesar njohurish për të gjithë ato që duan të hyjnë në botën e internetit edhe ndërtimit e zhvillimit të faqeve. Mësoni duke ndjekur guidat tona të shpjeguara hap pas hapi.

Mirëse erdhët në faqen tonë. Në këtë artikull hyrjeje do ju shpjegojmë disa gjëra kryesore mbi faqen, qëllimin edhe funksionimin e saj.

- Çfarë është Feniksi.Com?

Feniksi është një faqe e cila do të përmbajë Guida profesionale të gjitha në gjuhën Shqipe. Guidat do të jenë të fushave të ndryshme të informatikës por ne do të përqëndrohemi kryesisht në teknikat kryesore  e të reja që përdoren për ndërtimin e faqeve të webit. Gjithashtu nuk do të mundojnë edhe tutorialet mbi programimin e designin.

Persona me eksperiencë në këtë fushë do ju tregojnë me anë të guidave hap pas hapi si të veproni e ndërtoni gjithçka. Në dispozicionin tuaj do të vendosen edhe kodet apo materialet e përdorura që ju mund ti përdorni për të mësuar më shumë. Ndihmë me anë të komenteve është një plus tjetër që ju ofrojmë ne.

- Kush qëndron mbrapa Feniksi.Com?

Personat që qëndrojnë mbrapa Feniksi.com e që shkruajnë tutorialet janë persona me eksperiencë të gjatë në fushën e internetit. Janë persona që kanë njohuritë bazë edhe të thelluara të teknikave që ju përshkruajnë. Si fillim në stafin tonë bëjnë pjesë:

  • Romeo Shuka – Shkruan kryesisht për guidat në HTML, CSS, JAVA, SQL
  • Fadion Dashi – Eksperti në fushën e PHP e MySQL
  • Armand Brahaj – Një person tjetër me njohuri të thella në programim. Shkruan guida mbi Zend PHP
  • Rinos Spahiu – Një djalosh i ri por shumë i talentuar që shkruan mbi WebDesignin
  • Jonian Dervishi – Do të shkruaj mbi programinin, kryesisht mbi C# ose Visual Basic

Doni të bëheni edhe ju pjesë e stafit? Doni të kontribuoni në rritjen e cilësis së kësaj faqeje apo të shkruani një tutorial? Për të mësuar më shumë ju ftojmë të lexoni këtë artikull ose të kontaktoni me stafin.

- Doni të mësoni akoma më shumë?

Atëherë zona Premium është pikërisht për ju. Kundrejt një pagese fare të vogël mujore ju do të keni akses në guida të shkruara enkas për lexuesit e faqes. Do të keni mundësinë të bëni kërkesën tuaj për ndonjë guidë edhe do mund të merrni ndihmë personale me anë të emailit. Për të mësuar më shumë lexoni këtu.

- Sponsorët e Faqes

Mbrapa kësaj faqeje qëndron shumë punë e bërë kryesisht nga unë (Romeo) edhe Joni (Fadioni) gjithashtu edhe të gjitha të financuara nga ne. Ne do të ishim shumë mirënjohës nëse dikush do të financonte në projektin tonë. Nuk behet fjalë me lek por me mënyra të ndryshme për të zhvilluar faqen. Momentalisht kemi një Sponsor (un nuk kam kontaktuar të tjerë për ti kërkuar ndihmë).Juve si sponsor do të keni një banner në faqen tonë edhe do të përmendeni në artikuj duke ju falenderuar. Kështu që i bëj thirrje firmave të ndryshme që duan të promovojnë artikujt e tyre apo shërbimet të na kontaktojnë për më shumë e për sqarime të mëtejshme.

Me këtë rast doja të falenderoja kompaninë Host.AL e cila na mundësoi hostimin profesional të faqes.

- Na ndiqni për të përfituar më shumë

Doni të merrni akoma më shumë nga kjo faqe? Atëher ne ju ftojmë të na ndiqni në rrjetin tonë për të përfituar akoma më shumë e për të marrë gjëra ekstra. Ne mund të na gjeni:

  • Twitter: Bëhuni ndjekës edhe njoftohuni direkt sapo të postohet një material në faqe
  • Facebook: Bëhuni fan i grupit tonë edhe jepni sugjerime apo komentoni mbi tematikën e faqes
  • RSS Feed: Mjeti me i thjeshtë me marrë lajmet e reja direkt në emailin tuaj

- Abonohuni me email

Abonimi me e-mail është mjeti më i mirë me marrë të gjitha lajmet e reja në kutinë tuaj të postës. Gjithashtu të gjithë të abonuarit me e-mail do të kenë mundësinë të parët të përfitojnë nga ofertat tona (që do të jenë të shumta). Ne ju ftojmë të abonoheni edhe të mos keni problem sepse nuk do të merrni e-maile bezdisëse kurrë. Do t’ju dërgojmë email kur të postohet ndonjë artikull i ri ose kur kemi ndonjë ofertë. Më poshtë keni një tutorial të vogël që ju tregon si të abonoheni në faqe.

a. Si fillim duhe të shkoni në fund të një artikulli ku është edhe zona e komenteve. Aty do të shihni një formular ku duhet të fusni emailin tuaj edhe të shtypni butonin abonohu.

abonohu1 Feniksi.Com   Thesari i njohurive online

Vendosni Emailin tuaj

b. Mbasi ta keni bërë këtë do ju hapet një dritare e re e cila do ju kërkoj që të vendosni kodin e sigurisë në mënyrë që të merrni emailin. Kjo bëhet për të shmangur Spamet edhe abuzimet nga botet automatike. Ju duhet të vendosni kodin e shfaqur në figurë edhe pastaj të klikoni Complete Subscription Request. Shikoni figurën më poshtë

abonimi2 Feniksi.Com   Thesari i njohurive online

Vendosni kodin e sigurisë

c. Ju nuk keni mbaruar me kaq. Për të shmangur abuzimet nga personat me emailin tuaj, juve ju duhet të hyni në kutinë postare edhe të klikoni një link që ju është dërguar me email. Mbasi të keni bërë këtë veprim atëher do të ketë përfunduar edhe abonimi edhe ju do të merrni lajmërimet që abonimi u krye.

abonimi3 Feniksi.Com   Thesari i njohurive online

Klikoni tek linku që ju vjen në email

- Si të përfitoj më shumë nga Feniksi?

Ju mund të përfitoni nga guidat tona duke i ndjekur ato (me anë të emailit si më sipër) por edhe duke bërë pyetje të ndryshme tek komentet. Ju mund të na drejtoheni neve me anë të komenteve duke na pyetur mbi hapat e një guide.

Kujdes: Nuk lejohet pyetjet për probleme jashte temës edhe nuk lejohen pyetjet mbi ndryshime personale që ju doni të bëni tek materiali i ofruar. Ju mund të pyesni vetëm mbi guidën që jeni duke komentuar për paqartësi apo për një shpjegim më të hollësishëm të hapir që nuk kuptoni.

Bashkëbisedmi i krijuar nga lexuesit e bën faqen më tërheqëse edhe interesante për vizitorët e rinj. Kështu që ne ju frojmë të komentoni edhe të mësoni më shumë nga ndihma e marrë aty.

- Si funksionojnë komentet?

Funksionimi i komenteve është pothuajse i ngjashëm si tek të gjithë faqet e tjera të fuqizuara nga WordPress. Ne ju kemi dhënë disa mundësi më shumë për t’ju lehtësuar punën. Si fillim do doja t’ju kujtoja se komentet do të publikohen menjëherë pas shkrimit tuaj edhe nuk do të kenë nevoj për aprovim. Të vetmet raste kur duhet aprovim janë:

  • Nëse komenti juaj përmban fjalë banale: Në këtë rast rrezikoni të merrni ban në komentet edhe mos të keni mundësinë të komentoni më. Prandaj do ju lutesha që të jeni sa më të sjellshëm në ato që shkruani.
  • Komenti përmban link në të: Në këtë rast komenti do të dërgohet tek administratori për aprovim. Normalisht në komente nuk duhet të ketë linke edhe prandaj e kemi aktivizuar këtë opsion për të shmangur Spamet e rreklamat e ndryshme. Nëse juve do ju duhet me vendosur ndonjë link për të treguar një faqe që ka lidhje me temën, atëher mund ta bëni pa probleme. Linku juaj do të aprovohet e shfaqet më vonë e jo direkt si në rastin e mësipërm.
  • Përdoni gjuhë të pakuptueshme: Nëse gjuha e përdorur do të jetë e pakuptueshme, në dialekt të fortë apo me shumë shkurtim, atëher ne kemi të drejtë ta fshimë ose ta modifikojmë atë. Kështu që ne do ju luteshim që të jeni sa më të qartë në atë që shkruani edhe të përdorni shenjat e pikësimit.

Tek komenti ju keni disa mundësi shtesë që janë:

a. Të gjithë mund të bëjme gabime gjat një shkrimi, kështu që ne ju kemi dhënë mundësi që të modifikoni komentin tuaj. Ju keni 10 min kohë për ta modifikuar (nëse keni bërë gabime) ose për të dërguar një kërkesë për fshirjen e tij. Mund të ketë arsye të ndryshme që mund të kërkoni modifikomin apo fshirjen. Pra ju jeni të lirë të veproni brënda këtyre 10 minutave. Nëse kan kaluar minuta atëher kontaktoni stafin për më shumë.

b. Nëse gjat komenteve ju doni të bazoheni tek një koment tjetër duke e cituar atë edhe duke i dhën përgjigje pyetjes së tij, atëher ju mjafton që të klikoni tek linku Përgjigju. Menjëher në kutinë tuaj të kontaktit do të citohet ai koment e ju mund të shkruani poshtë tij komentit tuaj.

Për më shumë këtu poshtë keni një figurë se si duken tre butonat që ju përmenda më lartë.

komenti Feniksi.Com   Thesari i njohurive online

Mundësitë në komente

- Doni të na ndihmoni apo falenderoni?

Doni edhe ju të jepni ndihmën tuaj për zhvillimin e faqes tonë? Mund ta bëni fare lehtë duke postuar artikujt tonë në rrjetet sociale si Facebook apo Tweeter ose duke klikuar mbi butonin Më Pëlqen në fillim të artikullit. Si këto funksionojnë po ju tregoj më poshtë.

a. Mënyra e parë me anë të cilës ju mund të na ndihmoni apo falenderoni për punën tonë është që të postoni artikujt tonë në rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Digg, Kapsit e shumë të tjera. Për t’ju thjeshtuar punën ne kemi vendosur disa butona me anë të cilëve mund ta bëni këtë gjë. Në faqen kryesore apo edhe në shikimin e kategorive, afër titullit të një artikulli do të gjeni një buton “tweet”. Nëse klikoni aty ju do të postoni artikullin në Twitter. Ndërsa nëse hyni në brëndësi të artikullit edhe shkoni në fund, do të keni disa ikona të rrjeteve më të mëdhenj social që mund ti përdorni. Më poshtë keni edhe imazhet ilustruese të butonave.

social2 Feniksi.Com   Thesari i njohurive online

Butoni tek faqja Kryesore

social1 Feniksi.Com   Thesari i njohurive online

Butonat në brëndësi të artikullit

b. Një mundësi e dytë për të na falenderuar është duke klikuar butonin Më Pëlqen që gjëndet në fillim të artikullit kur keni hyr brënda. Kjo është një mënyrë tjetër nëse ju nuk doni të komentoni apo të postoni në rrjetet sociale. Ne do të na bëhet qefi shumë nëse ju ju pëlqen ai artikull edhe klikoni tek ai buton. Kështu na falenderoni për punën tonë edhe na shtyni të shkruajmë më tej artikuj të tillë. Për të bërë këtë gjë mjafton të klikoni tek fjala më Pëlqen. Shikoni figurën më poshtë.

Klikoni tek butoni më Pëlqen

Klikoni butonin më Pëlqen

- Përfundimi

Shpresoj që të kemë përmendur gjërat kryesore të faqes tonë të re. Nëse ju keni pyetje apo doni të sqaroni një problem, jeni të lutur të na shkruani tek komentet. Ne do mundohemi t’ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja. Gjithashtu ju kujtoj se si fillim kemi postuar 8 materiale në faqen tonë nga të cilat mund të niseni me mësuar. Të gjitha sugjerimet për përmirësim edhe feedbacket që marim na ndihmojnë në përmirësimin e shërbimit tonë.

Ne ju kujtojmë të lexoni me kujdes Kushtet e Përdorimit edhe ju urojmë qëndrim të këndëshëm në faqe.

Me Respekt

Stafi i Feniksi.Com

10 Komente

15 Mars 2010
Ora: 01:47:39

Suksese Me Faqen…

Shpresoj te kemi sa me shume tutoriale te ndryshme…..

Klm….  (Përgjigju)

15 Mars 2010
Ora: 01:50:48

Suksese Me Faqen…
Shpresoj te kemi sa me shume tutoriale te ndryshme…..Klm….  

Shume FLM Lion,
gjithashtu me behet qefi qe ke zgjedhur te jesh anetar Premium. Si i tille ti ke te drejte te besh ndonje kerkese per tutorial ne zonen Premium. Na dergo email ose na shkruaj per cdo paqartesi e pyetje qe ke.

Me respekt
Romeo  (Përgjigju)

17 Mars 2010
Ora: 16:05:13

Nje faqe e tille me guida e mesime ne gjuhen te gjitha fushat kam pritur shume te behet,pasi edhe une kam filluar te mesoj momentalisht HTML shpresoj se do te marr mesime jo vetem html por edhe gjithqka qka kam mundesi.
Gjithashtu ajo qe me shtyn tash ta vizitoj kete faqe, jane edhe ekspertet e ketyre fushave prej te cileve pres te marr mesimet.
Ju pergezoj per faqen :) .  (Përgjigju)

17 Mars 2010
Ora: 16:13:29

Hi Laurat,
shume faleminderit per komentet edhe me behet qefi qe te pelqen. Normalisht qe ne kete faqe do te kete shume. Une jam ai qe po merrem me Tutorialet e Kurset e (x)HTML edhe CSS. Kursin HTML e kam mbaruar te tere se shkruari edhe do postohet cdo 10 dite nje Mesim ne menyre qe te keni mundesi te fiksoheni edhe ti provoni gjerat qe mesoni. E vetmja menyre me e mesuar eshte duke provuar e duke provuar qe te fiksohen ne koke. Gjithashtu do te nis tani e me kursin e CSS edhe do te ecin te dy paralel pak a shume.
Joni do te bej kursin per PHP e MySQL ku edhe un ne ndonje vend do te jap kontributet e mia.
Keshtu qe behu lexues i rregullt edhe abonohu me email qe te marresh lajmet me te mire.
Gjithashtu te keni parasysh qe per Kurse nuk do ti fusim KURRE ne Premium edhe skeni pse te beheni merak se do ju duhet me paguar. Ne Premium do te jen guida vertet te mira.

Shpresoj qe te kem dhen informacionet e duhura.

Flm  (Përgjigju)

29 Maj 2010
Ora: 17:11:38

Bukur, Romeo, suksese shume faqe e domozdoshme, pak informacione, por pak e sakt, shpresoj te ket cdo dit e me shume indormacione ketu !  (Përgjigju)

7 Qershor 2010
Ora: 17:12:15

Suksese ne kete faqe, kam pershtypjen se do bohet nje nga blogjet me cilesore shqiptare (ne mos eshte bere :) ) dhe te gjitha shkrimet ketu me kane pelqyer shume

Suksese ne punen tuaj
kristi  (Përgjigju)

9 Qershor 2010
Ora: 04:40:50

Flm Kristi. Ai eshte synimi, te behet nje one-stop-shop per guida teknike dhe shpresoj te arrihet. Sidoqofte, forca e vetme e kesaj faqe nuk jane guidat e shkruara nga ne, por edhe komuniteti qe po e mbeshtet projektin. Flm te gjitheve ;)   (Përgjigju)

19 Korrik 2010
Ora: 01:56:10

Nje faqe e tille u eshte dashur shqiptareve , keni bere nje pune te mrekullueshme . Pergezimet e mia…  (Përgjigju)

31 Gusht 2010
Ora: 21:39:24

Me pelqen faqja juaj gjithashtu tutorialet qe jane te shkruara ne kete faqe jane unike dhe nuk jane publikuar ne asnje blog tjeter ne faqet shqiptare.  (Përgjigju)

31 Gusht 2010
Ora: 23:31:09

Flm shume per fjalet e mira Cuna. Ne mundohemi gjithmone te sjellim me te miren.  (Përgjigju)

Jepni Mendimin Tuaj

* Emri, Emaili edhe Komenti janë të detyrueshme

Nëse doni të qëndroni gjithmonë të informuar rreth lajmeve që postohen në faqen tonë, pa pasur nevojë që të hyni përdit këtu, ne ju këshillojmë të abonoheni me E-mail.
Ne e urrejmë SPAM-in kështu që mund të regjistroheni pa problem. Ne ju premtojmë që do të merrni E-mail vetëm atëher kur të ketë postime të reja.

RSS Feeds E-Mail:

Shkruaj në Feniksi!

Ne paguajmë nëse ju shkruani një tutorial dhe publikohet tek faqja jonë.

Mëso më Shumë

MG ARTs WpAlb.com ShqipAD Webmaster.AL Host.AL Reklamo

Përkufizime Teknike

UMTS: Universal Mobile Telecommunications System është një teknik mobile me atë të cilës celularët shkëmbejnë midis njëri tjetrit data me madhësi të mëdha. Kjo teknologji mundëson edhe videotelefonatat brënda 2 celularëve të pajisur me UMTS.

Quize

Ju jeni këtu: Faqja Kryesore » Feniksi.Com – Thesari i njohurive online FillimShko në fillim

Info Info mbi Feniksi

Feniksi.Com është një faqe e cila përmban tutoriale të ndryshme mbi webdesign, programimi, grafik, këshilla mbi ndërtimin e faqeve e shumë gjëra të tjera. Për ne nuk është e thjeshtë ta shpjegojmë me disa fjalë, kështu që jua lejmë juve këtë gjë. Nëse keni ndonjë sugjerim për faqen apo ndonjë këshillë përmirësimi, ju lutem na kontaktoni.