Teknologjita e lëvizshme është në kulmin e saj dhe pajisje si iPhone, iPad apo celularët e bazuar në Android janë dëshmitarë direkt. Për të përmirësuar eksperiencën e faqeve web në këto pajisje, do ju tregoj disa teknika të thjeshta por të fuqishme në të njëjtën kohë.
Në këtë guidë do ju tregoj hapat për të ndërtuar një sistem që konverton KodetBB në kod HTML dhe Qeshjet (smileys) në ikona. Do t’ju prezantoj me Regular Expressions, fuqinë e tyre për të kërkuar shprehje dhe si t’i përdorim ato në sistemin tonë.
Një skript fare i thjeshtë, por që me siguri do ju hyjë në punë, që kontrollon nëse emri i futur egziston në databazë dhe ofron mundësinë për ta shtuar atë. Kontrolli bëhet në kohë reale me jQuery ndërsa emrat ruhen në një databazë MySQL.
Në këtë guidë do ju tregoj hapat për të ndërtuar një “Listë Detyrash” që përdor databazë MySQL për të ruajtur të dhënat dhe ofron disa funksionalitete dinamike me jQuery si shtimi i detyrave, shënimi si të mbaruara dhe anulimi i tyre.
Titulli mund t’ju gënjejë paksa, por guida nuk flet për opsione të PHP-së. Përkundrazi, do të përdorim njohuritë bazë për të ndërtuar disa klasa që ofrojnë funksionalitete ndihmëse për veprime të shpeshta. Do ju tregoj si të ndërtoni 3 klasa ndihmëse: ndihmës lidhjesh (links), ndihmës sigurie (pastrim të dhënash dhe kriptim) dhe ndihmës formash html.
Në këtë guidë do ju tregoj si të ndërtoni një motor kërkimi plotësisht funksional me PHP dhe MySQL, duke përdorur FULLTEXT SEARCH. Përveç kërkimit në databazë, do ju mësoj si të kodoni një korrigues fjalësh dhe veçimin e fjalëve kyçe në përmbajtje.
Vektorët janë ndër elementët kryesorë të një gjuhe programimi dhe PHP nuk është përjashtim. Në këtë guidë do ju tregoj çfarë janë vektorët dhe si përdoren ato në PHP, si ti shfletoni, printoni, rendisni e shumë të tjera. Programues me eksperiencë apo fillestarë absolut, ju siguroj që do të gjeni diçka për të mësuar apo mund ta përdorni guidën si referencë për funksionet e shumta.
Ju jeni këtu:
Faqja Kryesore » Kategoria 'Web'
Shko në fillim
Info mbi FeniksiFeniksi.Com është një faqe e cila përmban tutoriale të ndryshme mbi webdesign, programimi, grafik, këshilla mbi ndërtimin e faqeve e shumë gjëra të tjera. Për ne nuk është e thjeshtë ta shpjegojmë me disa fjalë, kështu që jua lejmë juve këtë gjë. Nëse keni ndonjë sugjerim për faqen apo ndonjë këshillë përmirësimi, ju lutem na kontaktoni.
Postimet më të komentuara
Video Tutorial: Si të krijoni një Slideshow
Premium: Dhurata – 1 Javë Feniksi
Lidhje të rëndësishme