Imazh

Premium: Dhurata – 1 Javë Feniksi

Sot u bë plot një javë nga data e lëshimit online të faqes tonë. Në duam ta festojmë këtë gjë edhe me këtë rast do të japim dhuratë dy Wordpress Template Premium vetëm për anëtarët tonë me pagesë. Ne duam ti falenderojmë ato për mbështetjen.

Me datë 15 Mars u lëshua online faqja jonë edhe që nga ajo ditë, sot me datë 21 ka kaluar plot një javë. Faqja pati një takim të këndëshëm tek lexuesit tonë edhe kjo gjë na pëlqeu shumë. Kemi marr plot fjalë të mira e kjo gjë na shtyn të ecim akoma përpara.  Qëllimi i feniksi është pikërisht ai që ti ofroj lexuesve informacione e guida në shqip që nuk do i gjej kërkund tjetër. Normalisht pa ndihmën e lexuesve ne nuk do të ishim këtu, kështu që ne duam ti ofrojmë atyre diçka për ti thenë FALEMINDERIT. Ky është postimi ynë i parë me dhurata e më pas do e ndjekin e të tjerë, kështu që ju këshilloj të vazhdoni të ndiqni Feniksi.Com.

Në postimin tonë të parë unë i drejtohem pikërisht anëtarëve tonë Premium të cilët me dëshirën e pasionin e tyre për të na ndihmuar kanë bler nga një llogari. Kjo është një gjë shumë pozitive që na lejon neve të kuptojmë se ka vërtet persona që duan të mësojnë e ka vërtet persona që duan të na ndihmojnë. Fundja ato llogaritë Premium shkojnë për të përmirësuar faqen, për ta pasuruar atë me informacione shtes edhe për t’ju ofruar juve një gjë ndryshe nga të tjerat. Pra edhe një herë ju them SHUME FALEMINDERIT lexuesve tanë Premium. Vazhdoni të qëndroni me ne se nuk do mbeteni të zhgënjyer. Plot surpriza po ju presin.

Kush janë dhuratat që mund të fitohen?

Dhuratat për raundin tonë të parë janë dy template profesionale për WordPress. Bëhet llaf për ndër templatet më të mira në treg duke qën se i kam provuar edhe vet. Për më shumë po ju lej ti shikoni vet edhe të vendosni për cilësinë e tyre.

1. Transcript WordPress Template – Vlera tregut 59 $ – DEMO

transcript 300x173 Premium: Dhurata   1 Javë Feniksi

Klikoni fotot për ta zmadhuar

2. WordPress Newspaper theme – Vlera tregut 59$ – DEMO

newspaper 300x172 Premium: Dhurata   1 Javë Feniksi

Klikoni imazhin për ta zmadhuar

Kush mund të marri pjesë?

Si rast i parë një konkursi të tillë, ato persona që do kenë të drejtë të marrin pjesë në fitimin e dhuratave janë vetëm anëtarët PREMIUM. Të jesh Premium tek Feniksi do të thotë të kesh goxha avantazhe e njëri nga ato janë edhe gjërat e shumta që ne do ti ofrojmë atyre. Nëse ju nuk jeni anëtar Premium edhe doni të bëni pjesë në këtë konkurs, atëher duhet të regjistroheni e të bëheni pjesë e komunitetit tonë. Kushton vetëm 3 € në muaj edhe ju sjell shumë informacione. Gjithashtu një lajm i mirë vjen për anëtarët Premium. Ne jemi duke punuar në një tutorial enkas për ju. Tutoriali do të përshkruaj si kodohet një template nga PSD në (x)HTML edhe me e mira do të jetë që template është UNIKE (disenjuar nga një miku ynë) edhe do keni mundësi ta shkarkoni e ta përdorni, përveç faktit që do të mësoni se si kodohet një template. Shpresojmë që të mbarojmë javën që vjen. Do të mbeteni shumë të kënaqur, më besoni. Kurse anëtarët e thjeshtë nuk kanë pse të preokupohen se edhe për ato do të ketë një tutorial kodimi më vonë, por përparësi kan paguesit e faqes. Kështu që nëse doni të përfitoni hidhini një sy LLOGARIS PREMIUM.

Si mund të fitoj?

Për anëtarët Premium është fare e thjeshtë. Mjafton të lini një koment poshtë edhe të thoni kë template dëshironi. Nëse nuk jeni anëtar Premium mund të merrni pjesë si fillim duke bër rregjistrimin e më pas duke len edhe ju komentin. Dy fituesit do të zgjidhen në mënyrë Random, kështu që kush ka fat do ti fitoj. Konkursi zgjat 2 ditë që nga dita e sotme, pra me dat 23 Mars. Nëse ju brënda këtyre 2 ditëve nuk keni lën koment ose nuk jeni regjistruar nuk keni të drejte të fitoni.

Ne si staf i Feniksi.Com ju urojmë fat.

Update: Fituesit per template jane:

1. Lion – WordPress Newspaper theme

2. Andi – Transcript WordPress Template

Ju uroj suksese edhe do të merrni një E-Mail nga une ku do ju kërkoj e tregoj ato që duhen.

Të tjerëve i uroj fat të mbarë në konkurset e tjera.

20 Komente

21 Mars 2010
Ora: 14:23:23

Une Garoj Ne Kete Konkurs Per Templaten E Pare .(1. Transcript WordPress Template – Vlera tregut 59 $)  (Përgjigju)

21 Mars 2010
Ora: 14:30:51

Une Garoj Ne Kete Konkurs Per Templaten E Pare .(1. Transcript WordPress Template – Vlera tregut 59 $)  

Flm Andi :) E mora shenim deshiren tende e tani te presim te tjeret.  (Përgjigju)

21 Mars 2010
Ora: 15:20:55

Transcript WordPress Template
PS: Vetem me me ndihmu Roemo per me e ba funksionale totalisht sepse un sja kam idene wordpress :D   (Përgjigju)

21 Mars 2010
Ora: 15:25:56

Transcript WordPress Template
PS: Vetem me me ndihmu Roemo per me e ba funksionale totalisht sepse un sja kam idene wordpress :D   

Normalisht template ka nje guide brenda se si instalohet dhe si punon, keshtu qe nuk duhet te jete ndonje problem i madh. Megjithate per gjera te vogla ju ndihmoj une me gjith qef :) Plus qe ti si Premium 1 vjecar e ke kete te drejte me support me email.

Flm  (Përgjigju)

21 Mars 2010
Ora: 15:33:01

Normalisht template ka nje guide brenda se si instalohet dhe si punon, keshtu qe nuk duhet te jete ndonje problem i madh. Megjithate per gjera te vogla ju ndihmoj une me gjith qef Plus qe ti si Premium 1 vjecar e ke kete te drejte me support me email.Flm  

Jo jo un di me e instalu, por sdi me i kompletu gjitha elementet pasi perdor me teper Joomla … po nejse :) Ishalla fitoj njehere hahah

Rrofsh  (Përgjigju)

21 Mars 2010
Ora: 17:23:39

Konkuroj per themen e pare:

1. Transcript  (Përgjigju)

21 Mars 2010
Ora: 17:46:57

Konkuroj per themen e pare:1. Transcript  

Aseptic je anetare Premium ti? sepse un me kete nick qe po perdor nuk shof ndonje ne liste. Nese nuk je premium me vjen keq por ky konkursi i pare eshte vetem per anetaret Premium. Me vone do te bejme e te tjere per anetaret e thjeshte.  (Përgjigju)

21 Mars 2010
Ora: 20:15:13

do te doja 2. WordPress Newspaper theme – Vlera tregut 59$

flm..  (Përgjigju)

21 Mars 2010
Ora: 20:59:06

do te doja 2. WordPress Newspaper theme – Vlera tregut 59$flm..  

Flm Lion, edhe kerkesa juaj u morr parasysh. Te uroj fat.  (Përgjigju)

21 Mars 2010
Ora: 22:49:59

un garoj me 2. WordPress Newspaper theme pasi te paren e kam . :)   (Përgjigju)

21 Mars 2010
Ora: 22:52:46

un garoj me 2. WordPress Newspaper theme pasi te paren e kam . :)   

Ok Rei,
shume flm edhe ty qe more pjese. E mbajta shenim edhe te uroj fat.  (Përgjigju)

22 Mars 2010
Ora: 01:40:50

I kam dy theme jan shum te mira nese keni problem gjat aktivizimit me kontaktoni  (Përgjigju)

22 Mars 2010
Ora: 14:18:46

Kot, per kuriozitet:
I jepni themet warez, apo te blera enkas per antaret VIP? Nese po, keni te drejte qe licencen te ia kaloni atyre, apo a lejohet qe nje licence ta perdorin 2 persona?

Flm.  (Përgjigju)

22 Mars 2010
Ora: 14:33:23

Kot, per kuriozitet:
I jepni themet warez, apo te blera enkas per antaret VIP? Nese po, keni te drejte qe licencen te ia kaloni atyre, apo a lejohet qe nje licence ta perdorin 2 persona?Flm.  

Nuk ka problem qe pyet :) Ndryshe nga shumica e shqiptareve ne nuk synojme warez. Te ishte e tille sdo kishte kuptim tema sepse do i thoja qe shko merri ne kete forum.
Une kam developer licence per te gjithe themat e asaj faqeje sepse edhe jam moderator ne ate faqe. Keshtu qe si developer kam te drejte te perdor te gjithe template sa her qe dua edhe kam te drejte ti jap.
Nese nuk besoj mund ta vertetoj fare thjeshte kete :)

Flm  (Përgjigju)

23 Mars 2010
Ora: 18:26:48

Un po pres dhuraten per vete :D ….
Vetem nga kjo template e bukur me ka lind ideja me ba nje sit :D yahh  (Përgjigju)

23 Mars 2010
Ora: 18:31:21

Un po pres dhuraten per vete :D….
Vetem nga kjo template e bukur me ka lind ideja me ba nje sit :Dyahh  

Shiko emailin sepse te nisa nje email. Ti nuk je tek fituesit por te propozova dicka tjeter. Me shume lexo email e me kthe pergjigje aty.

Flm  (Përgjigju)

24 Mars 2010
Ora: 14:52:23

romeo , me dergove emailin se mua sme kish ardhur . Ose ende si ke derguar.

edited : mvjen keq e kisha deletuar tash e pash dhe e riktheva .;) flm & me fal per gabimin  (Përgjigju)

24 Mars 2010
Ora: 15:01:29

Nuk ka problem Andi :)
Kontrollo emailin serisht tani sepse ta nisa paketen e template me te gjitha gjerat qe te duhen.

Flm qe moret pjese.  (Përgjigju)

24 Mars 2010
Ora: 21:27:19

kush fitoi romeo ?  (Përgjigju)

24 Mars 2010
Ora: 21:38:39

kush fitoi romeo ?  

I ke te shkruar ne fund te postimit kush ka fituar :)   (Përgjigju)

Jepni Mendimin Tuaj

* Emri, Emaili edhe Komenti janë të detyrueshme

Nëse doni të qëndroni gjithmonë të informuar rreth lajmeve që postohen në faqen tonë, pa pasur nevojë që të hyni përdit këtu, ne ju këshillojmë të abonoheni me E-mail.
Ne e urrejmë SPAM-in kështu që mund të regjistroheni pa problem. Ne ju premtojmë që do të merrni E-mail vetëm atëher kur të ketë postime të reja.

RSS Feeds E-Mail:

Shkruaj në Feniksi!

Ne paguajmë nëse ju shkruani një tutorial dhe publikohet tek faqja jonë.

Mëso më Shumë

MG ARTs WpAlb.com ShqipAD Webmaster.AL Host.AL Reklamo

Përkufizime Teknike

UMTS: Universal Mobile Telecommunications System është një teknik mobile me atë të cilës celularët shkëmbejnë midis njëri tjetrit data me madhësi të mëdha. Kjo teknologji mundëson edhe videotelefonatat brënda 2 celularëve të pajisur me UMTS.

Quize

Ju jeni këtu: Faqja Kryesore » Premium: Dhurata – 1 Javë Feniksi FillimShko në fillim

Info Info mbi Feniksi

Feniksi.Com është një faqe e cila përmban tutoriale të ndryshme mbi webdesign, programimi, grafik, këshilla mbi ndërtimin e faqeve e shumë gjëra të tjera. Për ne nuk është e thjeshtë ta shpjegojmë me disa fjalë, kështu që jua lejmë juve këtë gjë. Nëse keni ndonjë sugjerim për faqen apo ndonjë këshillë përmirësimi, ju lutem na kontaktoni.