Imazh

Premium: Dua të kem një Blog timin!

Guida hap mbas hapi për të pasur një hapësirë në web tënden dhe si të menaxhoni faqen tuaj të parë në internet. Bazuar në Wordpress ne do ju tregojmë se si të krijoni Blogun tuaj pa pasur nevojë qoftë të harxhoni edhe një qindarkë.

Ju kujtojmë se ky tutorial është një tutorial Premium. Normalisht këto lloj tutorialesh nuk janë të lexueshëm/shikueshëm nga përdoruesit e thjeshtë, por ne për të treguar cilësinë e artikujve që shkruajmë po japim mundësoni të vlerësoni vet.

Mania e krijimit të Blogjeve ditët e sotme është në modë. Të gjithë duan të krijojnë një faqe të tyren edhe të postojnë në botën e internetit, por fatkeqësisht jo të gjithë ditë se si bëhet kjo gjë. Kjo është edhe një nga arsyet pse shumica tërhiqen akoma pa filluar punë në mënyrë të mirfilltë. Ne në këtë tutorial do ju tregojmë se si të krijoni një blog tuajin pa harxhuar asnjë lek. Të gjithë gjërat që do ju duhen janë një hapësirë web (hosting) ku ju duhet të vendosni dokumentat e faqes dhe një CMS (Content Manager System) që na mundëson të ndryshojmë dokumentat edhe të shkruajmë artikujt tonë.

A – Krijimi i ambjenteve të punës

Si fillim ne duhet të krijojmë ambjentin e punës të faqes tonë. Në këtë rast konkret ne na duhet hapësira web e faqes, krijimi i nje database në faqen tonë, klienti FTP për transferimin e dokumentave edhe WordPress.

1. Nisim me WebHosting

Ju mund të zgjidhni një WebHostin falas për vendosjen e faqes tuaj. Ne ju këshillojmë www.000webhost.com Shkoni tek faqja e tyre edhe tek kolona Free hosting klikoni butonin Order now ose butonin Sign Up! që gjëndet në krahun e djathtë të faqes. Pastaj do ju hapet një faqe ku duhet të plotësoni një formular.

webhost1 Premium: Dua të kem një Blog timin!

Plotësimi i Formularit

Si fillim ju duhet të zgjidhni një subdomain falas edhe plotësoni fushën. Unë në këtë rast kam zgjedhur Feniksi. Më pas vendosni Emrin tuaj, emailin ku ju vijnë konfirmimet edhe fjalëkalimin e dëshiruar. Zgjedhim fushën I agree to Terms Of Service dhe klikoni Creat My Account.

2. Të dhënat e FTP edhe gjërat e tjera që na duhen

Mbasi të kemi klikuar butonin Create My Account (dhe nëse keni plotësuar të gjitha fushat saktë), atëherë do të drejtoheni në një faqe tjetër me të gjitha të dhënat e nevojshme që ne na duhen. Aty do të keni edhe të dhënat e FTP që do ju duhen më vonë.

webhost21 Premium: Dua të kem një Blog timin!

Të dhënat për hyrjen në FTP

Ruajini diku ato në një dokument Word ose në Notepad në mënyrë që ti gjeni kollaj më vonë kur do ju duhen.

3. Krijimi i një Database

Për të krijuar një database (bazëdatash) ju duhet të klikoni tek Enter Control Panel që ndodhet tek fillimi i faqes që gjëndeni. Pastaj do ju hapet një menu tjetër edhe aty shkoni tek blloku Software/Service dhe më pas klikoni tek ikona MySQL. Mbasi ta keni bër këtë do ju hapet një faqe e re ku duhet të vendosni disa të dhëna sipas dëshirës. Mbasi ti keni plotësuar klikoni tek Create database.

webhost3 Premium: Dua të kem një Blog timin!

Krijimi i një bazë datash

Mbasi të keni klikuar Create database do ju dali një faqe e re me të gjithë të dhënat e duhura për instalimin e WordPress. Kështu që merrini shënim ato edhe mbajini diku aty afër.

4. Shkarkojm WordPress

WordPress është platforma më e mirë për të krijuar një Blog tuajin. Ju mund të shkarkoni versionin Shqip të saj duke shkruar tek faqja http://sq.wordpress.org . Aty klikojmë tek butoni Shkarkoni WordPressin 2.9.1 (nëse ka një version më të ri atëher shkarkoni atë). Më pas bëjini extract dokumenteve edhe shikoni të gjeni një dokument që quhet wp-config-sample.php. Atë mund ta hapim me Notepad.

wordpress Premium: Dua të kem një Blog timin!

Kliko imazhin për ta zmadhuar

5. Vendosim Database

Mbasi të keni hapur dokumentin duhet të vendosni të dhënat që morëm në hapin A3. Dokumentin është në gjuhën shqipe kështu që ju orienton më kollaj

database2 Premium: Dua të kem një Blog timin!

Modifikimi i WordPress

Kontrollojini edhe një herë mirë të gjitha që mos të keni gabime edhe ruajeni dokumentin. Mbasi ta keni ruajtur ndryshojini emrin nga wp-config-simple.php në wp-config.php

6. Instalojme klientin tonë FTP

Si klient FTP ne ju sugjerojmë FileZilla Portable që mund ta shkarkoni nga këtu. Mbasi ta keni shkarkuar atëherë instalojeni duke klikuar 2 herë tek Next e në fund klikoni Install.

filezilla portable Premium: Dua të kem një Blog timin!

7. Ngarkojmë WordPressin në server

Hapim FileZilla edhe vendosim të dhënat e serverit tonë të marrura në hapin A2.

ftp Premium: Dua të kem një Blog timin!

Hyjra me Filezilla

Mbasi të keni hyr brënda keni një kartelë që quhet public_html. Hyni aty brënda edhe ngarkoni të gjithë dokumentat e WordPress që keni shkarkuar. (Mund ti ngarkoni duke i zgjedhur të tërë dhe “tërhequr” gjer tek FTP).

8. Instalojmë WordPressin

Për të mbaruar instalimin e WordPress, mjafton të shkojmë tek faqja që regjistruam në hapin A1. Mbasi të keni shkuar aty, atëher do t’ju hapet faqja filluese e WordPress. Vendosim emrin e Blogut tonë dhe emailin. Në fund klikojme tek Install WordPress për të mbyllur instalimin dhe për të marrë emrin e përdoruesit edhe fjalëkalimin.

instalo Premium: Dua të kem një Blog timin!

Instalimi i WordPress

Mbasi të keni instaluar Install do ju shfaqen të dhënat që ju duhen për të hyrë. Mbajini shënim diku ato.

9. Platforma e administrimit.

Fjalëkalimi që merrni jepet automatikisht nga WordPress por ju mund ta ndryshoni atë në çfarëdo momenti që të dëshironi. Që të hyjmë tek paneli i administrimit mjafton të shtojmë /wp-login.php tek lidhja e faqes tone (psh www.emrifaqes.com/wp-login.php). Fusim të dhënat tona edhe klikojmë tek login.

pulti Premium: Dua të kem një Blog timin!

Kliko imazhin për ta zmadhuar

Nga këtu mund të bëni atë që dëshironi. Si fillim mund të provoni të shihni e të eksperimentoni pakëz që të orientoheni me panelin e administrimit.

B – Ndryshoni pamjen e blogut tuaj

1. Si të kërkojmë për ndonjë pamje të re.

Mbasi të jeni në panelin tuaj të administrimit, atëher shkoni tek tabi Dukje edhe aty zgjidhni Shtoni Tema të reja. Aty do ju dali një list ku mund të personalizoni kërkimin tuaj.

lajtmotive 300x185 Premium: Dua të kem një Blog timin!

Kliko imazhin për ta zmadhuar

Mbasi të keni parë një temë të bukur, klikoni tek Instaloje edhe do ju hapet tema e më pas klikoni sërisht tek Instaloje Tani. Nëse ju nuk doni ta instaloni por ta shikoni klikoni tek Paraparje. Mbasi ta keni instaluar klikoni tek Pamja edhe poshte temës tuaj klikoni aktivizoje. Kështu që faqja juaj do të ketë një pamje të re.

C – Shkruajmë artikullin tonë të parë

Në këtë pjesë do ju tregoj si të shkruani artikullin tuaj të parë duke përdorur video edhe foto

1. Nisim e shkruajmë

Që të shkruani një artikull ju duhet të hyni në panelin e administratorit edhe pastaj anash tek Postimet klikoni mbi Shto të ri.

postim1 Premium: Dua të kem një Blog timin!

Kliko imazhin për ta zmadhuar

Ju mund të formatoni tekstin tuaj me anë të butonave që shihni lartë. Provoni disa prej tyre për të parë se cilat janë ndryshimet që sjellin ato.

2. Vendosim Tag

Taget janë një mjet që shërbejnë për indeksimin e artikujve tonë edhe gjetjen e tyre në mënyrë të thjeshte kur kërkojmë. Që të shtoni Tag në krahun e djathtë keni kutinë Etiketa edhe shtojmë disa duke i ndarë nga njëri tjetri me presje. Gjithmone mundohuni që si tag (etiketa) të përdorni fjalë kryesore që përmenden në artikullin tuaj. Mbasi ti keni shkruar, shtypni butoni Shtoni.

tag Premium: Dua të kem një Blog timin!

Vendosja e Etiketave

3. Shtojmë një imazh postimit tonë

Të shtosh një imazh në postimin tënd është fare e thjeshtë. Në ambjenti tonë të punës sipër grumbullit të ikonave kemi katër ikona të tjera ku përpara shkruan Ngarko/Fute. Ne klikojmë tek ikona e parë edhe do të na hapet një “tabelë”. Aty duhet të zgjedhim fotografinë nga kompjuteri ynë.

shto foto Premium: Dua të kem një Blog timin!

Shtimi i imazheve

Mbasi ta keni ngarkuar do mund të zgjidhni disa cilësi të fotos, si ku ta vendosni, sa e madhe të jetë etj etj. Mbasi të keni mbaruar me të gjitha, atëher klikoni tek butoni në fund Fut në Postim.

4. Të shtojmë një video nga Youtube

Shtimi i një videoje nga Youtube që nga versioni i 2.9.1 i WordPress është shumë i thjeshtë. Ju mjafton të shkoni në youtube edhe të zgjidhni videon që dëshironi. Mbasi ta keni zgjedh, do ju duhet të kopjoni URL-në e saj edhe ta vendosni në artikull. Kaq mjafton!!!

Mbasi të keni bërë të gjithë rregullimet e duhura në postim edhe të keni vendosur video apo fotografi nuk ju mbetet asgjë tjetër veçse ta postoni artikullin tuaj. Kjo bëhet kur ju në krahun e djathtë klikoni tek butoni me ngjyrë blu që titullohet Botoje.

D – Shtojmë Widget në faqe

Widget janë “objekte” që ndihmojnë lexuesin e faqes tonë të lundroj më kollaj nëpër faqe, ti japi ndonjë informacion shtes apo diçka tjetër. Ne si fillim do ju tregojmë si të shtoni Widget “Tag Cloud” (Re etiketash) e cila i mundëson lexuesve gjetjen e shpejtë të artikujve në bazë të fjalëve kryesore që ju keni përdorur.

1. Shtojmë Widget

Që të shtojmë widget duhet të shkojmë nga paneli i administrimit tonë tek  tabi Dukje edhe aty klikojme Widget-e. Normalisht ju do të shihni një listë. Ajo që ne po bëjmë fjalë është pikërisht Re Etiketash. Vendosim mausin sipër Widget edhe duke e mbajtur butonin e mausit shtyp e tërheqim edhe e vendosim tek Anështyllë që ndodhet në krahun e djathtë. Mbasi ta kemi vendosur atje i vendosim një titull edhe klikojmë Ruaje.

widget Premium: Dua të kem një Blog timin!

Kliko imazhin për ta zmadhuar

E – Pluginet

Pluginet nuk janë gjë tjetër veçse shtesa të vogla që zgjerojnë funksionim e platformë tonë. Ekzistojnë mijra të tilla e që ju mund ti shikoni duke shkuar tek faqja WordPress. Ne në rastin tonë po zgjedhim të instalojmë një plugin i cili na lejon të shohim faqen edhe më celular ose më konkretisht me anë të iPhone.

1. Instalimi i WpTouch

Që të instaloni një Plugin ju duhet të shkoni tek Shtojca edhe aty të zgjidhni Shto një të Re. Më pas do ju hapet një fushë ku duhet të kërkoni për pluginet. Aty shkruani Wptouch edhe shtypni butonin Kërko Për Shtojca. Më pas do ju dali një listë e madhe. Aty shihni ku ka ndonjë term që titullohet WPtouch iPhone Theme edhe në krah të djathtë të saj ke një lidhje Instaloje. Klikoni aty e do ju hapet një dritare tjetër. Aty në krahun e djathtë lart keni Instaloje tani. Klikojmë aty. Do të duhen disa sekonda që shtojca të instalohet. Mbasi të jet bërë atëher klikoni tek Aktivizoje.

wptouch 1024x463 Premium: Dua të kem një Blog timin!

Kliko imazhin për ta zmadhuar

Me pluginet duhet të kemi kujdes. Nuk duhet të instalojmë pa ditur atë që bëjmë. Mund të ndodhi që komplet faqja jonë të bllokohet nga instalimi i një plugini. Kështu që për përdorues fillestar ne nuk do ju këshillonim të shtoni plugine. Mësohuni njiher me WordPress edhe më vonë mund të kërkoni të bëni testime të ndryshme. Shumë plugine duhen konfiguruar që të punojnë ashtu si duhet. Pra me pak fjalë duhet të fitoni eksperience me i përdorur tamam.

F – Përdorimi i rrjeteve sociale

rrjetet sociale Premium: Dua të kem një Blog timin!

Gjëja e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është përhapja e postimeve tuaja. Në ditët e sotme rrjetet sociale (Facebook, Twitter etj) luajnë një rol shumë të rëndësishëm në marrjen e lexuesve të rregullt. Kështu që nëse dëshironi që postimet tuaja të lexohen nga të tjerë duhet ti publikoni nëpër këto rrjete.

Përfundimi:

Shpresoj që ti kem ndihmuar sadopak të gjithë fillestarë në këtë fushë. Ju kujtoj se vullneti edhe dëshira për të mësuar janë gjërat kryesore në këtë drejtim. Nëse keni pyetje apo paqartësi, ju lutem drejtohuni tek komentet.

2 Komente

10 Qershor 2010
Ora: 19:06:49

Pavaresisht qe jane gjera te ster-ditura bravo te qoft per kohen qe i ke kushtuar ketij artikulli!

Te pergezoj :)

Ardit – webmaster.al  (Përgjigju)

19 Korrik 2010
Ora: 01:57:24

Edhe pse kam ditur te hapi nje blog , perseri them qe eshte nje tutorial mjaft i mire per fillestaret .  (Përgjigju)

Jepni Mendimin Tuaj

* Emri, Emaili edhe Komenti janë të detyrueshme

Nëse doni të qëndroni gjithmonë të informuar rreth lajmeve që postohen në faqen tonë, pa pasur nevojë që të hyni përdit këtu, ne ju këshillojmë të abonoheni me E-mail.
Ne e urrejmë SPAM-in kështu që mund të regjistroheni pa problem. Ne ju premtojmë që do të merrni E-mail vetëm atëher kur të ketë postime të reja.

RSS Feeds E-Mail:

Shkruaj në Feniksi!

Ne paguajmë nëse ju shkruani një tutorial dhe publikohet tek faqja jonë.

Mëso më Shumë

MG ARTs WpAlb.com ShqipAD Webmaster.AL Host.AL Reklamo

Përkufizime Teknike

RAM: është përgjegjës për shpejtësinë e punimit të kompjuterit. Sa më shumë RAM të ketë një kompjuter aq më shpejt mund të përpunohem grafikët ose videot me anë të programeve përkatëse. Madhësia e RAM zakonisht përcaktohet me Megabyte ose Gigabyte.

Quize

Ju jeni këtu: Faqja Kryesore » Premium: Dua të kem një Blog timin! FillimShko në fillim

Info Info mbi Feniksi

Feniksi.Com është një faqe e cila përmban tutoriale të ndryshme mbi webdesign, programimi, grafik, këshilla mbi ndërtimin e faqeve e shumë gjëra të tjera. Për ne nuk është e thjeshtë ta shpjegojmë me disa fjalë, kështu që jua lejmë juve këtë gjë. Nëse keni ndonjë sugjerim për faqen apo ndonjë këshillë përmirësimi, ju lutem na kontaktoni.