Shkruaj një Tutorial
Doni edhe ju të bëheni autor në Feniksi.com me një tutorial? Atëherë jeni në vendin e duhur. Ne ju japim mundësinë të shtoni tutoriale në faqen tonë edhe të fitoni para prej tyre. Tutoriali duhet të jetë unik edhe mos të jenë përdorur figura apo shkrime që i përkasin dikujt tjetër. Nëse ne do të konstatojmë që ka ndodhur diçka e tillë, atëherë nuk do të paguheni dhe tutoriali juaj nuk do të postohet në faqe.
Çfarë temash kërkojmë ne?
- Teknikat e fundit HTML/CSS
- Tutoriale mbi Programim për Web (PHP, ASP/ASP.Net, Ruby on Rails, JavaScript, etj)
- Tutoriale mbi CMS (WordPress, Joomla, Drupal, etj)
- Teknikat e fundit në Photoshop, Fireworks e programe të tjera grafike
- Programim në Java, Visual Basic, C++, etj.
- Teknika mbi sigurimin e aplikacioneve Web
Me pak fjalë ajo që kërkojmë ne është diçka praktike edhe që mund ti hyj në punë të gjithve. Nuk preferojmë tutoriale për përdorues ekspert sepse jo të gjithë janë të tillë. Teknikat e fundit të ndërtimit të faqeve janë më të preferuarat.
Që tutoriali juaj të pranohet duhet të keni parasysh kushtet e mëposhtëme:
- Tutoriali juaj duhet të jetë i shkruar në Gjuhë Letrare dhe i shoqëruar me ndonjë ilustrim nëse është nevoja. Ju kujtojmë se jo të gjithë tutorialet pranohen, kështu që kushtojini shumë rëndësi kësaj pike.
- Duhet të jetë unik edhe jo i postuar më parë nëpër faqet e tjera shqiptare.
- Nëse merrni përsipër të përktheni një tutorial nga faqet e huaja, atëher ju duhet të merrni nga artikulli origjinal vetëm teknikën e përdorur në ndërtimin e tutorialit. Të gjithë kodet apo figurat e përdorura duhet të jenë tuajat.
- Tutoriali juaj mund të korrigjohet nga stafi jonë nëse publikohet.
- Bëni kërkesën tuaj për pagesën që kërkoni për punën tuaj. (ne do ta shqyrtojmë edhe do vendosim)
- Ju do të lajmëroheni me e-mail kur tutoriali të pranohet dhe do përcaktohen mënyrën e pagesës.
- Në tutorial nuk lejohet të përdoren grafika apo fotografi që janë të mbrojtura me të drejtë autori.
- Ju nuk duhet ta postoni ose publikoni tutorialin në asnjë faqe apo forum tjetër.
- Shtoni tutoriale me Video ose Premium edhe fitoni më shumë:
Nëse ju jeni të aftë të shkruani tutoriale me video apo tutoriale premium, atëherë ne do ju paguajmë më shumë për punën tuaj. Tutorialet të tilla duhet të plotësojnë disa kushte që të pranohen.
Me Video:
- Duhet të jenë minimumi 15 minuta të gjatë.
- Duhet të jenë të komentuara me fjalë
- Dokumenti final duhet të jetë i formatit MP4
- Duhet të kenë një rezolucion të lartë që të shikohet fare mirë ajo që bëhet
Premium:
- Duhet të jenë tutoriale të gjatë e të thelluar
- Nëse shoqërohen edhe me video është një plus për ju
- Mund të tregojë realizimin e një projekti nga zero
Nëse i përmbaheni pikave të mësipërme, atëherë mund të dërgoni tutorialin tuaj ose ti drejtoheni stafit tonë për më shumë sqarime në emailin info@feniksi.com
- Si të dërgoj Tutorialin?
Fare e thjeshtë, mjafton të plotësoni formularin këtu edhe ta nisni.


Web
Programim
Grafikë
Informacione
Video Tutorial
Burime
Premium








Info mbi Feniksi
Postimet më të komentuara
Lidhje të rëndësishme