Imazh

CSS Mësimi 1: Prezantimi i CSS

Ky është postimi i parë i kursit të CSS. Në këtë postim juve do ju prezantohet CSS edhe do ju tregohet se kush janë gjërat bazë që të nisni të punoni me të. Për një fillim të mbarë ju duhet të keni ambjentin e duhur të punës. Një ambjent i saktë edhe njohurit bazë janë gjëja kryesore për një fillim të mbarë. Ju ftojmë të na ndiqni në mësimet tona të kësaj kategorie.

CSS (ose nga anglishtja Cascading Style Sheets) është një mekanizëm i thjeshtë për të shtuar stilim tek një faqe. Me stilim mund të nënkuptojmë ndryshimin e ngjyrës së një teksti, madhësinë e tij apo vendndodhjen. Mundësitë e bërjes së gjërave me CSS janë të shumta. Me pak fjalë CSS kontrollon mënyrën se si dokumentet tuaja paraqiten apo shfaqen në shfletuesit e ndryshëm.

E mira e CSS në ndryshim me stilimet në HTML është se në CSS ne mund të stilojm shumë elemente me të njëjtin stil. Nëse ne do kishim një dokument HTML të madh, atëher do na duhesh të modifikomin të gjitha taget, gjë që na merr shumë kohë. Një mundësi tjetër është edhe kombinimi i shumë CSS për stilimin e një dokumenti të vetëm.

- Pse të përdorim CSS?

Fitimi kryesor është se ne stilojmë faqen nga një dokument i jashtëm edhe nuk ndërhyjmë kurrë në dokumentin tonë kryesor. Ne me anë të një rrjeshti në CSS mund të stilojmë shumë gjëra në HTML. Avantazhi tjetër është cilësia e vet CSS që është po emri i saj “Cascading”. Pra të mundohemi të shpjegohemi. Në CSS ne vendosim disa vlera default për shumë tage në HTML edhe këto vlera trashëgohen për të gjitha ato lloj tagesh. Nëse ne duam të specifikojmë një prej këtyre tageve por në një vend të caktuar mund ta bëjmë shumë lehtë. Ndoshta do ju duken icik abstrakte fjalët por më vonë do e kuptoni më mirë duke u bazuar në shembuj.

Një tjetër plus për përdorimin e CSS është edhe fuqia e këtij mjeti në paraqitjen e faqeve. Nëse shikoni të njëjtin dokument në HTMl njiher të stiluar edhe herën tjetër të pastiluar do të vëreni një ndryshim si nata me ditën.

- Gjërat që ju nevojiten

Si fillim ju nevojitet një shfletues modern, pra versionet e fundit të Firefox, Internet Explorer, Opera, Safari apo Google Chrome. Jua lej juve zgjedhjen megjithëse un do ju këshilloja Firefox.

Gjëja e dyt që do ju duhet është një tekst editor i thjeshtë. Nuk duhet të përdorni në asnjë mënyrë word editor (psh Word i Microsoft) sepse ato janë programe jo të përshtatshme. Kur nisët kursin e HTML ju këshilluam të përdorni Notepadd++ gjë që ju këshillojmë edhe për këtë kurs. Më shumë informacione se ku mund ta gjeni edhe si ta instaloni në gjuhën shqipe mund ti gjeni këtu. Për përdoruesit e Mac ju këshilloj të përdorni Textwrangler që gjithashtu është falas.

Gjëja e fundit por jo më pak e rëndësishme për të ndjekur këtë kurs është se ju duhet të keni njohuritë bazë në XHTML. Nëse ju nuk i keni atëher ndiqni njiher e mbaroni kursin e HTML.

6 Komente

20 Mars 2010
Ora: 12:11:42

Te lumte per kete artikull shum te bukur
Eshte e vertet se te punosh me css ti thjeshton shum gjera gjate punimit te nje ueb sajti, gjithashtu edhe ta zbukuron shume.  (Përgjigju)

20 Mars 2010
Ora: 15:06:12

Te lumte per kete artikull shum te bukur
Eshte e vertet se te punosh me css ti thjeshton shum gjera gjate punimit te nje ueb sajti, gjithashtu edhe ta zbukuron shume.  

Hi Alban, me behet qefi qe te pelqen :)
Ne vazhdim do te kete plot postime te tjera e mesime te ardhshme mbi mesimin e CSS.

Flm  (Përgjigju)

25 Prill 2010
Ora: 18:45:27

Pershendetje Remeo :)

Lexova krejt prezantimin e CSS dhe me pa durim e pres pjesen tjeter :) sepse kjo css me mungon ta mesoj me shum  (Përgjigju)

25 Prill 2010
Ora: 22:15:25

Hi Taulant,

ngaqe kam qen shume i zene skam pas kohen e duhur per te vazhduar me keto mesimet, megjithate sapo te lirohem pak do e vazhdoj te gjithe kursin CSS :)   (Përgjigju)

19 Korrik 2010
Ora: 02:02:06

Shum tutorial i mire Romeo , kisha nje pyetje : A mundem te kodoj nje template me CSS apo duhet modoemos te jete me HTML ?  (Përgjigju)

19 Korrik 2010
Ora: 06:45:11

@Driton, nje website kodohet ne HTML dhe CSS, pra te dyja teknologjite bashke. Me HTML krijon skeletin e faqes, elementet mbajtes dhe permbajtjen, ndersa me CSS i vendos e i ngjyros elementet HTML. Ndryshe nga shume vite me pare kur u perdornin tabelat, tashme nje website nuk mund te egzistoje pa te dyja teknologjite bashke.  (Përgjigju)

Jepni Mendimin Tuaj

* Emri, Emaili edhe Komenti janë të detyrueshme

Nëse doni të qëndroni gjithmonë të informuar rreth lajmeve që postohen në faqen tonë, pa pasur nevojë që të hyni përdit këtu, ne ju këshillojmë të abonoheni me E-mail.
Ne e urrejmë SPAM-in kështu që mund të regjistroheni pa problem. Ne ju premtojmë që do të merrni E-mail vetëm atëher kur të ketë postime të reja.

RSS Feeds E-Mail:

Shkruaj në Feniksi!

Ne paguajmë nëse ju shkruani një tutorial dhe publikohet tek faqja jonë.

Mëso më Shumë

MG ARTs WpAlb.com ShqipAD Webmaster.AL Host.AL Reklamo

Përkufizime Teknike

UMTS: Universal Mobile Telecommunications System është një teknik mobile me atë të cilës celularët shkëmbejnë midis njëri tjetrit data me madhësi të mëdha. Kjo teknologji mundëson edhe videotelefonatat brënda 2 celularëve të pajisur me UMTS.

Quize

Ju jeni këtu: Faqja Kryesore » CSS Mësimi 1: Prezantimi i CSS FillimShko në fillim

Info Info mbi Feniksi

Feniksi.Com është një faqe e cila përmban tutoriale të ndryshme mbi webdesign, programimi, grafik, këshilla mbi ndërtimin e faqeve e shumë gjëra të tjera. Për ne nuk është e thjeshtë ta shpjegojmë me disa fjalë, kështu që jua lejmë juve këtë gjë. Nëse keni ndonjë sugjerim për faqen apo ndonjë këshillë përmirësimi, ju lutem na kontaktoni.